Qëkur humbi peshë, Linda Halimi nuk i ndal fotot provokuese. E tillë ka qenë këngëtarja edhe në setin e fundit, ku ka ngritur temperaturat me fotot nga plazhi. Ajo është e vendosur aktualisht në në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ndau dhe foton e saj të fundit në rrjetet sociale.
Nga Florida, këngëtarja na risolli verën dhe vapën, teksa pozoi me bikini dhe duket mjaft në formë. Në pak orë, fotot e këngëtares numëruan mijëra pëlqime dhe komente.