Përgjatë këtyre muajve ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës është komentuar gjatë në media.

E kur u vërtetua se ata nuk janë më bashkë, fakti se Ronela mbështeti këngëtarin në një projekt që ai sollin pak muaj më parë la të kuptohej se ndoshta ata janë ende miq.

Por, në fakt jo. Të shtunën teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan” Young Zerka la të kuptohej se nuk ishin ndarë dhe aq mirë.

Në njërën prej lojërave ai u pyet rreth bisedës së fundit me Ronelën në Whats App duke treguar se i kishte fshirë të gjitha, së bashku me numrin.

“I ke fshirë të gjitha”- pyeti Luana, teksa ai shtoi: “Po, po i kam fshirë të gjitha nuk kam lënë më asgjë!”

Me këtë përgjigje ai ka lënë të kuptohet se pas ndarjes nuk kanë mbetur as miq dhe i kanë hedhur pas të gjitha!

Ndërkohë, ditën e sotme është publikuar edhe intervista e tij për “After party-n” e Luanës ku është vendosur përballë zgjedhjes mes Ronelës dhe Samantës.

Mirëpo, Zerka është treguar diplomat dhe është përgjigjur: Rihannën.

Kujtojmë se Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta, por për shkaqe që nuk dihen ende ato i prishën marrëdhëniet.

Prej vitesh nuk flasin dhe debati i tyre u bë më i nxehtë pas ndërhyrjes së Zerkës. Ky i fundit në emisionin “Shiko kush luan” sezonin e kaluar tha se Samanta nuk e meriton famën.


Flash Lajme

Më të lexuarat