Artistja e “Jar of Hearts” kishte qëndruar disa javë në spital si pasojë e disa komplikimeve me shtatzëni, por që mjekët nuk kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën foshnjës.

Ajo publikoi një postim në Instagram, ku shihej së bashku me bashkëshortin Paul Costabile, duke ia mbajtur dorën fëmijës së tyre të ndjerë.

“Mbrëmë e kemi humbur vajzën tonë të dashur. Ajo u lind e vdekur pavarësisht se kishte luftuar shumë për të ardhur në këtë botë. Tani është në paqe dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar artistja.

Perri e cila e ka një vajzë dyvjeçare Camella me bashkëshortin Paul Costabile, ka bërë të ditur se foshnja kishte probleme me zhvillimin e zorrëve dhe menjëherë pas lindjes do të duhej të operohej.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Perri-t janë: “Jar of hearts”, “The Ëords”, “Arms”, “A thousand years”, e shumë të tjera.


Flash Lajme

Më të lexuarat