Mbretëria e Bashkuar është tronditur nga vdekja e Haevy D (Colin Newell), një ish-banor i “Big Brother Celebrity” i cili humbi jetën në rrethana misterioze. Ishte miku i tij ai që ndau lajmin e trishtë me ndjekësit.



Prej disa kohësh Colin nuk ishte më aktiv në rrjetet sociale dhe disa herë i kishte thënë mikut të tij se ndihej i kërcënuar.“Disa njerëz më marrin vazhdimisht në telefon, më shkruajnë në Whatsapp çdo pesë minuta. Nuk e di pse më shqetësojnë”, tha miku i Havey. Ndërkohë autoritetet britanike po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 47-vjeçarit.


Flash Lajme

Më të lexuarat