Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ditën e sotme (e enjte) kremton ditëlindjen e 30-të.

Ajo me këtë rast ka pozuar për revistën e famshme ‘Numero Berlin’, për të cilin ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm.

Fotografitë tashmë i ka ndarë në rrjetet sociale, ndërsa në secilën paraqitje vjen e veçantë dhe me plot stil.

“Në ditëlindjen time jam shumë e lumtur të ndaj kopertinën dhe të pozoj për Numero Berlin. Ju i keni këto për tani, por qëndroni të gatshëm pasi unë ndoshta do të postoj shumë më tepër.
Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm që realizuan këtë fotosesion”, ka shkruar ajo.

Duke mos lënë anash as bashkëpuntorët, Rita në hapësirën për komente pranoi urime të shumta nga miqtë dhe fansat e saj.

https://www.instagram.com/p/CIDG1lsHpc0/?utm_source=ig_embed

Rita përgjatë kësaj kohe në tregun ndërkombëtar, ka arritur të korrë suksese të mëdha duke u shndërruar në një nga artistet më me ndikim në botë.


Flash Lajme

Më të lexuarat