Genta Ismajli prej kohësh po shijon romancën e dashurisë me biznesmenin turk, Huseyin Usta. Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë momente nga përditshmëria e tyre.

Usta nuk lë rast pa i shprehur dashurinë këngëtares shqiptare, dhe shpesh e surprizon me dhurata të shtrenjta.

Por, së fundmi biznesmeni ka tejkaluar çdo pritshmëri me gjestin e veçantë që ka bërë ndaj Gentës.

Genta ka postuar në InstaStory dhuratën që partneri i saj kishte përgatitur për të enkas për festën e Pavarësisë. Bëhet fjalë për një tortë të gatuar nga vetë Huseyin, në të cilën shkruhej “Urime 28 nëntori”.


Flash Lajme

Më të lexuarat