Këngëtarja e njohur, Diona Fona, ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Fona shfaqet me një maskë të zezë në fytyrë dhe zbulon se është izoluar dhe tregon për gjendjen e saj shëndetësore.

Këngëtarja shprehet se fatmirësisht nuk ka edhe aq vështirësi dhe po e kalon lehtë koronavirusin.

Madje Diona ka edhe një mesazh për të gjithë fansat e saj të shumtë.

Diona Fona u thotë ndjekësve të saj se duhet që të kenë shumë kujdes për veten dhe familjen se ky virus nuk është shaka.


Flash Lajme

Më të lexuarat