Këngëtarja Kida ka vendosur të na mbajë në një pritje të këndshmë për projektin e saj të ri muzikor, njofton Insajderi.

Ditën e djeshme ajo publikoi foto nga prapaskenat në studion ku ishte duke regjistruar këngën, e cila rezulton të jetë edhe një bashkëpunim me Mixey.

Rikujtojmë se hiti i fundit i këngëtares është bërë nga producentit i njejtë dhe kënga në fjalë ende kryeson toplistat.

Kida sot postoi një tjetër video në llogarinë e saj në Instagram, duke na joshur edhe më tutje, të presim realizimin përfundimtar të saj.

Në videon e postuar, Kida këndon përderisa vozit makinën ndërsa në sfond dëgjohet një pjesë e refrenit të këngës së re.

“Ju tashmë e dini se çfarë po vjen” ka thënë ajo në përshkrimin e videos, ndërsa ne presim me ankth atë që do të vijë.

https://www.instagram.com/p/CIWKC22hwFS/


Flash Lajme

Më të lexuarat