Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari duket se po i shijon pafund pushimet në Brezovicë, ku ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën.



Së fundmi, Rudina ka postuar një video ku shfaqet duke shijuar një çokollatë të nxehtë, mirëpo një ndjekëse ka lënë një koment jo fort të këndshëm.

Asaj i është dukur i pakuptimtë veprimi i moderatores.

“Budallalleku nuk ka brire thote populli! Kush eshte ideja e kesaj videoje?”- shkruan ndjekësja.  “Foli shkenca”, ia kthen moderatorja.

Rudina ka ndarë jo vetëm video të Mias që luan në dëborë, por edhe foto me partnerin e saj, krah të cilit shfaqet shumë e lumtur.


Flash Lajme

Më të lexuarat