Edhe kampionti i futbollit shqiptar për Kategorinë Superiore, nuk mund të bëjë përjashtim nga pjesa më madhe e vendeve të tjera europiane dhe botërore, ku golave të shënuar ju mungojnë durtrokitjet dhe entuziazmi në stadium.
Rezultatet, klasifikimi dhe komentet e javës
Kështu pra, kjo javë e futbollit të Superiores, që ishte e para për vitin 2021, prodhoi në pesë ndeshjet e saj 12 gola të shënuar, ku tre prej tyre janë shënur me penallti dhe për veçanti të tyre plot tre gola janë shënuar në minutat shtesë të lojës. Jashtë kësaj vëmendje nuk kanë mbetur dhe tre ndëshkimet me kartona të kuq, në të pestë ndeshjet e kësaj jave kampionat. Përtej këtyre detajeve, edhe vetë tabela e klasifikimit na jep një panoramë shumë intersante, ku kemi ‘Vllazninë’ kryesuese, që ecën me hapin e suksesit duke krijur një diferencë +9 pikë nga ndjekësi më i afërt. Pas këtij distancimi vijnë në renditje tre skuadra me nga 20 pikë, që janë ‘Partizani’, ‘Laçi’ dhe ‘Teuta’ dhe në një përshkallëzim tjetër me nga 17 pikë, po tre skuadra të tjera që janë: ‘Tirana’, ‘Kukësi’ dhe ‘Kastrioti’ me nga 17 pikë. Dhe grupimi i fund- tabelës po me tre skuadra që janë: ‘Bylis’ me 12 pikë, ‘Skënderbeu’ me 10 pikë dhe ‘Apollonia’ me 9 pikë. Një klasifikim ky shumë intersant, që konfirmoi dhe kjo javë e futbollit të luajtur, ndaj le të ndjekim rezultatet, klasifikimin dhe komentet përkatëse të ndeshjeve të zhvillura.
Rezultatet superiore javA e 13 –të
‘VLLAZNIA’ 1-0 ‘TEUTA’
Ardit Hoxhaj 59`
‘KASTRIOTI’ 2-2 ‘SKËNDERBEU’
Shkalla 28′, Mehmeti 90+5/ Mensah 64′, Ko.Vangjeli 84′
‘BYLIS’ 0-0 ‘TIRANA’
‘LAÇI’ 3-2 ‘KUKESI’
Musta 12′, Van Dave 45+2′, Xhixha 50′ / Ibraimi (pen) 64′, Eze (pen) 90+3′
‘PARTIZANI’ 1-1 ‘APOLLONIA’
Cara 80`/Zaimaj 90+5`(pen)
Klasifikimi superores
- ‘VLLAZNIA’ 29 pikë
- ‘PARTIZANI’ 20 pikë
- ‘ LAÇI’ 20 pikë
- ‘ TEUTA’ 20 pikë
- ‘ TIRANA’ 17 pikë
- ‘ KUKËSI’ 17 pikë
- ‘ KASTRIOTI’ 17 pikë
- ‘ BYLIS’ 12 pikë
- ‘ SKËNDERBEU’ 10 pikë
- ‘APOLLONIA’ 9pikë
Kështu, ‘Vllaznia’ ka realizuar një tjetër kryevepër, teksa ka mundur ‘Teutën’ me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Ardit Hoxhajt në minutën e 65-të. Shkodranët i shkaktuan kështu humbjen e parë ‘Teutës’ për këtë sezon. Dominim absolut i skuadrës shkodrane që shënojnë fitoren numër 9 deri tani, që ndonëse terreni ishte i vështirë për shkak të shiut të dendur, është imponuar frikshëm ndaj durrsakëve. Golin vendimtar e shënoi pikërisht Ardit Hoxhaj, i cili në minutën e 59-të arriti të çajë mbrojtjen e ‘Teutës’ dhe ta dërgojë topin në rrjetë. Por vetëm 6 minuta më pas, shkaktoi një ndërhyrje të rëndë me taka të ngritura ndaj Pjeshkës dhe arbitri nuk e fali. ‘Vllaznia’ kryeson kampionatin me 29 pikë, duke mundur një nga ndjekësit e afërt më të afërt ‘Teutën’dhe ‘Laçi’ zhvilloi një ndeshje shumë pozitive në shtëpi, përballë ‘Kukësit’, takim që e fitoi 3-2. Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin në derbin e Veriut dhe siguruan tre pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në vend të dytë me 20 pikë, po aq sa numëron edhe ‘Teuta’. Emiljano Musta zhbllokoi takimin në minutën e 12-të, teksa në minutat shtesë të pjesës së pare, erdhi edhe goli i Van Dave. Kundërsulm perfekt i vendasve dhe parabolë shumë e bukur e sulmuesit afrikan të bardhezinjve. Ekipi i Duros e nisi mirë edhe fraksionin e dytë të ndeshjes, Regi Lushkja, autori i të dy golave të parë, dhuroi një tjetër pasim të saktë dhe Redon Xhixha dërgoi topin në rrjetë. 3-0 për ‘Laçin’ dhe ndeshja e përfunduar. Gjithsesi, minuta e 64-të solli një penallti për skuadrën e Rrahman Hallaçi. Agim Ibraimi nuk gaboi përballë Sherrit. Emiljano Musta mori kartonin e dytë të verdhë në minutat e fundit pas një faulli ndaj portierit kundërshtar dhe u largua me të kuqe (2 të verdha). ‘Kukësi’ fitoi një tjetër penallti në minutën e tretë shtesë. Eze dërgoi topin në rrjetë, por nuk pati më kohë dhe në fund Laçi festoi suksesin e parë për vitin 2021. Nuk ka gola dhe fitues në Ballsh, aty ku u përballën ‘Bylis’ dhe ‘Tirana’. Kampionët në fuqi e nisën mirë takimin dhe ushtruan presion për 20 minutat e para. Më pas erdhi reagimi i ekipit vendas, që e baraspeshoi lojën. Gola nuk pati, teksa edhe pjesa e dytë pati duele të forta dhe raste për gol. Danso u ndëshkua me të kuqe në minutën e 74-të dhe bardheblutë luajtën me një lojtar më pak në çerekorëshin e fundit. ‘Tirana’ përsëri u shfaq e rrezikshme, por sfida u mbyll në barazim dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.
‘Skënderbeu’ ishte shumë pranë triumfit në fushën e vështirë të ‘Kastriotit’ në Kamzë, por në fund, skuadra e Ndreut gjeti një gol në minutën e fundit dhe vulosi shifrat 2-2. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Shkallën, por korçarët treguan karakter dhe përmbysën në pjesën e dytë me golat e Mensah dhe Kosta Vangjeli. Në fund ‘Kastrioti’ sulmoi me gjithë forcat dhe mundi të gjejë golin e barazimit, duke shmangur humbjen. Fund dramatik në ndeshjen ‘Partizani’-‘Apolonia’! Skuadra fierake e trajnerit italian Kamarata, arriti të merrte një pikë në sekondat e fundit, ku Zaimi barazoi shifrat në 1-1, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Broja. Kur u mendua se të kuqtë do të merrnin 3 pikë në këtë sfidë pas golit të Carës, në minutën e 80-të, fierakët nuk u dorëzuan, teksa në frymën e fundit, fituan një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Zaimi.
Sulmuesi “engjëll” që është kthyer në “djall”
Kështu mund të vlerësohet për momentin, sulmuesi i ‘Vllaznisë’, vlonjati Ardit Hoxhaj. Në 6 javë kampionat si titullar ne fanellën e skuadrës shkodrane, ka shënuar 7 gola. Ka shënuar edhe këtë javë në përballjen me ‘Teutën’. Dhe kur janë gola të tillë, që i japin skuadrës tre pikët aq shumë të dëshiruara, me të drejtë vlerësimi si ai sulmuesi i prezantur si “engjëll” në javët e para, tashmë është kthyer në “djall” për kundërshtarët. Vrapon në fushë, derdh energji dhe shënon gola. E pas kësaj me të drejtë ka dy javë kamponati që kryeson top-listën e golshënuesëve. Fortë e dëshiron ky sulmues 26 vjeç të vazhdojë kështu dhe të kërkojë suksesin e plotë të skuadrës tij, ‘Vllaznisë’. Pa kush kishte menduar kështu me këtë sulmues, që më parë i ka hapur punë në kampionatet e kaluar dhe skuadrave më të forta, siç është rasti ndaj ‘Partizanit’, kur i ka shënuar 4 gola, edhe kur ka qënë në ditët e tij si kampion. Por këtë kampionat, golat e tij i kanë “shijur” ‘Kukësi’,‘Apollonia’, dhe ‘Teuta’ me nga një gol dhe ‘Skënderbeu’ me 4 golat e pësuar në një ndeshje, duke vendosur rekordin e këtij sezoni. ‘Flamurtar’i , ‘Bylis’, ‘Skënderbeu’ , ‘Korabi’ dhe tani së fundi ‘Vllaznia’, janë skuadrat e karrierës tij si futbollist. Edhe pse i lindur dhe banues aktual në fshatin Bishan të Vlorës, ku për shumë vite ka udhëtur çdo ditë deri në Vlorë, për t’u bërë futbollist, ai nuk harron asnjëherë të sakrifikojë për të qenë dikush në futbollin shqiptar. Deri tani sakrificat duket se ja kanë dhënë shpërblimin. E ardhmja ndoshta do të jetë edhe më e mirë. Gjithçka tek ‘Vllaznia’ ka nisur fortë bukur, me punë, passion, dhe gola të shënuar. Objektivi për këtë sulmues “engjëll’ të kthyer në “djall”, për çdo kundërshtar, është jo vetëm personal si golshënues, por dhe kolektiv, për të fituar trofe me skuadrën e ‘Vllaznisë’. Këtu qëndron edhe “sekreti” këtij sulmuesi, që edhe pse vazhdon të shënojë gola që ju mungojnë durtrokitjet, di që t’i gëzohet suksesit.