Prej disa ditësh kanë nisur thashethemet se reperi S4MM dhe partnerja e tij Filis Ismaili po kalojnë një krizë në çift.  Dyshimet u shtuan më tepër, kur ndjekësit vunë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin as në rrjete sociale.



Deri një ditë më parë, Filis vazhdonte të mbante ende në profilin nga dasma që ndodhi tre muaj më parë, teksa së fundmi i ka hequr të gjitha fotot nga Instagrami. Ndërkohë, burime për Telegrafi kanë bërë me dije se dyshja janë ndarë.

Megjithëse shkaqet pse çifti i njohur i dhanë fund marrëdhënies pas 3 muajsh ende nuk janë bërë të ditura.


Flash Lajme

Më të lexuarat