Gjatë emisionit “E diela shqiptare”, moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea zhvilloi një intervistë me Prefektin e Qarkut të Tiranës, Toni Gogun dhe bashkëshorten e tij Edin, në rubrikën “Gjysma ime”.

Çifti tregoi për publikun marrëdhënien e tyre të bukur të dashurisë, ndërsa Edi tregoi se mërzitet shpesh kur bashkëshorti i tij Toni i kushton më shumë vëmendje punës sesa familjes.

Kështu, Gjebrea i kërkoi në bisedë e sipër telefonin stafit të tij, dhe i ka telefonuar bashkëshortes për t’i thënë që e do.

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?

Edi Gogu: Përpiqet, më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them “po sot?” (qesh).

Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin të lutem. Më duhet të bëj diçka. (Telefonon bashkëshorten e tij në telefon).


Flash Lajme

Më të lexuarat