Aktori i njohur Florjan Binaj i është bashkuar kritikëve të videos që u publikua në rrjet, ku ministrat shqiptarë shfaqeshin duke darkuar në një restorant luksoz në Dubai.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Binaj tregon një aksident me makinë që ka pësuar në hyrje të Kavajës, ku rruga ka një gropë problematike për drejtuesit e mjeteve.

Binaj tregon se ka qenë në makinë së bashku me fëmijët e tij, ndërsa me doza të forta ironie thotë se faturën për rregullimin e rrugës duhet tia çojnë Nusretit.

“O mjeshtra! Kur të vini nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës në hyrje të Kavajës, se për 15 minuta u bëmë 2 makina me fëmijë brenda që na u dëmtuan gomat dhe disqet.

Mos e vrisni mendjen për faturën, çojani Nusretit! Kujdes shoferët që kalojnë këtu”, shkruan Binaj në postimin e tij, ku ka publikuar dhe një foto të rrugës së dëmtuar.

Kujtojmë që disa nga ministrat e vendit, janë filmuar pak ditë më parë në një nga restorantet më të shtrenjtë në Turqi, duke darkuar. Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe kryeministri Rama, i cili justifikoi pamjet duke thënë se kjo darkë do sjell investime në Shqipëri.


Flash Lajme

Më të lexuarat