Shumë fansa për të shprehur dashurinë apo pëlqimin që kanë ndaj një personazhi publik kanë zgjedhur që portretin e  tyre të preferuar ta gdhendin në trup.



Diçka të tillë i ka kërkuar edhe një fans Nevina Shtyllës së fundmi.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj dikush e ka pyetur moderatoren: “Kam vendosur të bëjë portretin tënd tatuazh, më jep leje?”.

Nevina ka treguar se kjo ide i është dukur gjithmonë shumë e frikshme dhe se nuk do të preferonte që një fans i saj të bënte diçka të tillë.

“Ti bëj ç’të duash ëëë se njerëz të lirë jemi. Po më mirë hap Instagramin e më shih çdo ditë këtu se sa të shohësh veten në pasqyrë e të të dal prapë unë. Këtu e ke në dorë, po të erdha në majë të hundës një ditë, më bëj edhe block fare. Kjo ide më është dukur gjithnjë shumë e frikshme”,  është përgjigjur moderatorja.


Flash Lajme

Më të lexuarat