Komedia mund të jetë “një barrë”, sepse të bësh njerëzit për të qeshur “është një përgjegjësi”. Rowan Atkinson është lodhur, sidomos nga Mr. Bean: në moshën 66 vjeç – që mbushi më 5 janar – aktori-skenarist shpreson ta mbyllë së shpejti me personazhin e tij më të famshëm.

Nëse vazhdon t’i japë zërin e tij karikaturës, e cila është në proces realizimi, Atkinson nuk ka ndërmend ta vendosë veten përsëri në shtratin e një krijimi që, nga ekrani i vogël britanik, ka arritur në të gjithë botën.

Bazuar në përvojat personale – Atkinson lufton me belbëzimin që kur ishte fëmijë – Bean është në thelb një njeri i mirë, naiv, fëminor që shpesh bie në telashe.

U deshën 15 episode, të cilat u transmetuan në Britaninë e Madhe midis viteve 1990 dhe 1995, për t’i dhënë jetë një fenomeni të përjetshëm që ka pushtuar 245 vende. Dy filma në kinema – dhjetë vjet në distancë nga njëri-tjetri – dhe dhjetëra shfaqje të tjera, nga filma të tillë si “Katër Dasma dhe një Funeral” deri në Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike të Londrës, konfirmuan freskinë dhe jetëgjatësinë e karizmës komike të Mr. Bean, i bazuar pak në fjalë dhe shumë në shprehjet dhe lëvizjet e krijuesit dhe interpretuesit të tij.

Një qasje fizike që ka një kosto. Nëse Mr. Bean, i shpikur kur Atkinson po mbaronte masterin e tij në inxhinieri në Universitetin e Oksfordit, ndjek traditën e kinemasë së heshtur dhe aktorëve si Peter Sellers në The Pink Panther, “është shumë më e lehtë t’i japësh zërin” sesa fytyrën dhe trupin. “Nuk më pëlqen shumë ta interpretoj”, tha Atkinson për ‘Radio Times’. “Barra e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe e lodhshme, shpresoj të përfundojë së shpejti”. Por, cili është roli që e ka argëtuar më shumë? Blackadder, sitcom-in britanik që e luajti atë së bashku me Baldrick, aktorin Tony Robinson, për katër sezone dhe është votuar rregullisht një nga shfaqjet më të njohura televizive të të gjitha kohërave.

Përshtypja e Atkinson është se krijimi i përmbajtjes së freskët dhe inovative po bëhet gjithnjë e më i vështirë. “Nuk ka shumë shfaqje që më bëjnë të qesh në televizione në Britani për momentin”. Ai preferon “formatet tradicionale”, shikon episodet e vjetra të dramave amerikane si “Friends” ose “The Bing Bang Theory”. “Problemi, – shpjegon ai, – është se në Internet ne kemi një algoritëm që vendos se çfarë duam të shikojmë dhe që në fund të fundit krijon një vizion të thjeshtë dhe dy-dimensional të shoqërisë”.

Është e rëndësishme, megjithatë, të jesh i ekspozuar ndaj mendimeve kontradiktore: rrjetet sociale e mbushin atë me “frikë për të ardhmen” për shkak të linçimit të rezervuar për ata me ide të ndryshme.

“Duket se dikush mund të jetë vetëm me ose kundër. Nëse jeni kundër atëherë meritoni të ‘anuloheni’, të heshtni. Është si turmat në Mesjetë që enden rrugëve duke kërkuar dikë që të digjet në kunj. Për ata që janë viktima të këtyre grupeve, përvoja është e tmerrshme”. Atkinson, i cili ka marrë vazhdimisht pjesë në fushata në favor të fjalës së lirë, theksoi se ai është “kundër idesë për të mos shprehur gjykime që mund të ofendojnë dikë”: “Unë nuk e kuptoj pse nuk do të kisha të drejtën të them diçka vetëm sepse dikush tjetër është kundër. Më duket një koncept fondamental për lirinë tonë./Corriere


Flash Lajme

Më të lexuarat