Pak ditë më parë, qarkulloi me shpejtësi lajmi se S4MM i ka dhënë fund martesës me partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet lindën pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, pasuar më pas me fshirjen e fotove të dasmës nga profilet përkatëse.
Megjithëse motivet e ndarjes nuk janë bërë të ditura, u spekulua se shkak është bërë tradhtia.
Reperi bëri një status në Instagram ku shkruante “Tradhtare”, dhe kaq mjaftoi që të fansat të mendonin se i drejtohet ish partneres. Por më pas reperi sqaroi se bëhet fjalë për titullin e këngës më të re.
Ndërkohë, ditën e sotme ai ka publikuar dhe këngën por a është një dedikim për ish-partneren? ”
Duke patur parasysh se kënga vjen në një kohë kur lajmet se janë ndarë kanë pushtuar mediat, vështirë të mos besohet se bëhet fjalë për ish-partneren e tij.