Para disa muajsh, Adriana Matoshi zbuloi lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Mirëpo publiku nuk kurseu edhe kritikat kundrejt aktores për zgjedhjen e saj. Groeneveld është 19 vjet më i ri dhe i përket një tjetër etniciteti.

Asgjë nuk ka ndalur të dy nga të shijuarit e romancës së tyre dhe ndarjet e dedikimeve të bukura në rrjete sociale.

Aktorja së fundmi ishte e ftuar në ‘Ftesë në pesë’, ku ka rrëfyer detaje tejet interesante për jetën e saj, karrierën e sigurisht edhe për të dashurin. Ajo thotë se është shumë e lumtur tani dhe nuk po e mendon shumë të ardhmen.

“Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin”.

Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti e ka mbështetur lidhjen e saj dhe aktorja ka treguar se ai i ka thënë: “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!”


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All