Kështu së paku ka paralajmëruar këngëtari Arton Avdyli, i njohur më mirë me nofkën, 2Ton.

Ky i fundit ka treguar përmes llogarisë personale në Instagram se ka gati 12 këngë të reja dhe se së shpejti do të vjen me albumin e ri.

“Pasi i kam 12 këngë të kryera po e qes 1 album”, ka shkruar artisti përbri fotografisë teksa shihet në një studio incizimesh.

Megjithatë, këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje se kur do ta dal në treg albumi dhe mbetet të shihet se a do të ketë edhe bashkëpunime.

Lexo po ashtu:

Kujtojmë se projekti i fundit “Faj” është shikuar mbi katër milionë herë në platformën YouTube.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar se do të ketë këtë vit një numër të madh koncerteve që do t’i mbajë anembanë trojeve shqiptare.


Flash Lajme

Më të lexuarat