Bukuroshja kosovare është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë bashkë me basketbollistin Fisnik Rugova
Diellza Kolgeci dëshiron që të jetë “fit” dhe këtë e ka treguar edhe në foton e fundit.

Në një foto që ajo e ka postuar në Facebook Story, ku shihet duke ushtruar në një fitnes në Prishtinë.

Diellza para disa javëve kishte thënë se është duke e pritur fëmijën e parë bashkë me basketbollistin kosovar, Fisnik Rugova.

Ajo në një intervistë për RTV21 kishte treguar për vështirësitë që ka gjatë shtatzënisë, sidomos me gjumin.

“Edhe pse jam mësu me flejt ton jetën me rregull herët kjo pagjumësi tash e një kohë nuk është që po më mundon aq. Është proces normal”, kishte thënë Diellza për këtë televizion.Ajo në këtë intervistë kishte folur edhe për dashurinë platonike në mes të saj dhe basketbollistit.

Disa ditë më parë, modelja dhe aktorja e njohur ka folur për dashurinë që ka me basketbollistin Fisnik Rugovën. “Dashuria është vetë jeta, asgjë në jetë nuk mund të bësh pa dashuri edhe nëse bëhet pa dashuri, atëherë nuk është afatgjatë”, është shprehur ajo.

Në fillim të muajit shkurt, Diellza dhe Fisniku kishin rganizuar një “Baby Gender Party”, përmes së cilit kanë zbuluar gjininë e foshnjës, e cila pritet të jetë vajzë. /GazetaExpress/


Flash Lajme

Më të lexuarat