Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është një ndër emrat më të ndjekur dhe të komentuar të showbizit shqiptar. U bë nënë për herë të parë para disamuajsh, por kjo nuk e ka penguar Xhensilën të jetë në formën më të mirë, duke u kujdesur për veten.

Para pak minutash Xhensila ka postuar një  foto në llogarinë e saj në Instagarm, teksa shfaqet në ballkonin e një ndërtese me ngjyrë rozë të hapura.

Nga fotoja shfaqet me një veshje me rripa, ku i duket vetëm pjesa e pasmë e shpinës. Ndërsa me një buzëqeshje të ëmbël, e me një shami të kuqe me të cilën ka lidhur flokët Xhensila ngjan tamam si një kartolinë.

Me ngjyrat e verës, dhe me një kohë kaq të bukur, Xhensila siç duket po punon edhe për këngën e saj më të re që do të nxjerrë, por deri më tani na ka treguar vetëm një pjesë, duke shkruar krahas fotos: “sekreti im”./A.C/dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat