E gjithë kjo pasi që si kurrë më parë bukuroshet e estradës muzikore po i bëjnë “diss” njëra-tjetrës.

Fifi së fundi ka pasur një bashkëbisedim me fansat përmes llogarisë personale në Instagram teksa i është përgjigjur shumë pyetjeve të tyre.

(Foto Instagram)

Një prej pyetjeve ishte pse nuk ka një bashkëpunim mes saj dhe Taynas, Melindës si dhe Rina Balajt?

Filloreta nuk hezitoi që të përgjigjet duke pohuar shkurtimisht se e përkrah këtë ide të fansave të saj.

“Nuk është ide e keqe”, ishte përgjigja e shkurtër e këngëtares shqiptare, e cila vitin e kaluar ka sjell disa projekte muzikore.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në këngë të reja pas sjelljes së hitit me McKreshën, “Psikopatja”, i cili deri më tani është shikuar mbi 18 milionë herë në YouTube.


Flash Lajme

Më të lexuarat