Persona të shumtë uruan më të dashurat e tyre për këtë festë, gjersa lulet dhe dhuratat nuk munguan për gratë anë e kënd globit.

Lexo po ashtu:

Reperi Mozzik për këtë 8 mars, u kujdes që të bëjë urime për dy femrat më të veçanta të jetës së tij.

Fillimisht, ai publikoi një fotografi, ku shfaqej me nënën e tij, teksa shkruante në mbishkrimin e saj: “Urime nëna ime 8 marsi. Të dua”.

Foto: Mozzik/InstaStory

Më pas, reperi nga Ferizaji publikoi edhe një fotografi të bashkëshortes, duke përfituar nga rasti që t’ia urojë edhe asaj këtë festë me një dedikim të veçantë.

“Urime edhe nënës së Hanës, gruas time Lorit. Ju dua”, shkruan Mozzik në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Foto: Mozzik/InstaStory

Çifti përndryshe ka tash e sa muaj që janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.


Flash Lajme

Më të lexuarat