Edhe pse ka miliona dollarë dhe një grua të pashme që e do, Justin Bieber përsëri po kalon një moment të vështirë në jetë.

Muajin e kaluar u raportua se Justin Bieber po merrte trajtim mjekësor për depresionin, dhe kjo nuk ka të bëjë me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin.

Përkundrazi, ai ka rënë në depresion për shkak të famës. Justin nuk mund të përballojë më fansat e tij dhe kamerat që e ndjekin kudo.

Mesa duket Justin ende po lufton me problemet e shëndetit mendor, pasi ai së fundmi ka bërë një postim në Instagram, që të lë përshtypjen sa ai është ende në depresion.

“Unë kam dashur t’ju mbajë sado pak të përditësuar djema, dhe shpresoj që ajo që unë po kaloj, të rezonojë pak tek ju. Një luftë e vështirë. Vetëm ndjenja të shkëputura dhe të çuditshme. Unë gjithmonë bëj një hap mbrapa, dhe nuk jam i shqetësuar vetëm për të arritur shumë në jetë, por dua që ju djema të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tuaja do dëgjohen. Sezoni më njerëzor që kam kaluar, është përballja që kam pasur me gjërat e mendjes time”, shkruan ai./E.B-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by (@justinbieber) on


Flash Lajme

Më të lexuarat