Kënga “Harrova” rikthen Armend Rexhepagiqin në muzikë
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Altuna Sejdiu- Tuna ka publikuar sot në Youtube të gjitha këngët e albumit të saj të ri “Fortuna”, të cilin e ka promovuar më 8 mars me një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë, shkruan rtv21.tv

Albumi i Tunës ka shtatë këngë, dy prej të cilave janë bashkëpunime, një me artistin e mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, kurse bashkëpunimi tjetër është me këngëtarin Yll Limani.

“Tani m’ke zemër”, “A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin, “Plagë”, “Krejt mu kanë përzi”, “Harrova” në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin, “Dreqi e marrtë” dhe “Nëse vdes e re”, janë titujtë e këngëve në albumin e Tunës./21Media




Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All