Dhe unë po ju them SHUMË MIRË QË E DINI!! Artikulli i mediumit serb espreso.rs ku thuhet se “Luana Vjollca e urren Serbinë”, ka marrë vëmendjen e artistes shqiptare. Luana përmes një storie në Instagram i është kundërpërgjigjur këtij artikulli, teksa në një farë forme e ka pranuar se ky konstatim qëndron.

“Gazetat serbe paskan shkruar sa shume e urrej Serbine dhe sa shume e dua Shqiperine e madhe, Kosoven! Dhe une po ju them SHUME MIRE QE E DINI!!!”, është reagimi i artistes.

Brenda këtij artikulli thuhet se Luana Vjollca e thekson patriotizmin e saj gjatë performancave. Po ashtu, ata kanë përfshirë edhe një fotografi të Luanës, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe flokët e kuqe.

Projekti i fundit i artistes është “Boll u bo tu vujt”, të cilin e ka sjellë para një muaji. Ky projekt i artistes ka grumbulluar mbi 3 milionë klikime./21Media


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All