Revista greke, Athens Voice u ka kushtuar një artikull tri yjeve shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Rita Orës.

Në këtë artikull tregohet rrugëtimi i artisteve shqiptare drejt kulmit të suksesit.

Sipas medias greke, edhe pse ka njerëz me rrënjë shqiptare, ata shpesh detyrohen të fshehin origjinën e tyre. Në këtë artikull thuhet që ka artistë që e thonë hapur se janë shqiptarë, vetëm nëse kanë arritur suksese të shumta, që do t’i mbrojnë ata të mos rrëzohen profesionalisht, për shkak të origjinës.

Bazuar në artikullin e Athens Voice, në vendet si Britania e Madhe ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artistët shqiptarë kanë arritur të krijojnë karrierën e tyre të suksesshme dhe të bëhen nga emrat më të njohur në industrinë botërore të muzikës, jo vetëm duke mos fshehur rrënjët e tyre shqiptare, por edhe duke folur hapur, me krenari.

Ndër të tjera, në këtë artikull thuhet se nuk ka rëndësi nëse kanë jetuar aty ose nëse janë rritur duke dëgjuar histori nga prindërit e tyre. Është e rëndësishme se ato nuk e kanë harruar origjinën e tyre.

Sipas Athens, shqiptaret dëshmojnë se me talent mund t’ia dilni, pavarësisht se ku jeni rritur dhe ku keni jetuar. Artikulli pasqyron karrierën e artisteve dhe në fund kur flasin për Bebe Rexhen, thuhet se ajo ka mbështetur artistet me origjinë të njejtë dhe kanë ndarë rrëfimin e Bebe Rexhës për Agjencinë Franceze të Lajmeve. “Dua të jem vetja, reale dhe qesharake dhe pjesë e kësaj është edhe origjina ime shqiptare”, bëhet e ditur në artikull./E.D-Dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat