Nicolas Cage dhe Erika Koike u martuan të shtunën që kaloi. Por duket se vetëm për pak kohë, pasi dhëndri na qenka penduar. Nicolas u paraqit në gjykatë për të bërë anulimin e martesës, katër ditë pasi u celebruan.

Mësohet se, 55-vjeçari ka kërkuar divorcin, nëse anulimi i martesës nuk është i mundur. Tashmë ish-çifti, filloi lidhjen e tyre prillin e kaluar, dhe të shtunën u martuan. Por vetëm për pak ditë, informon dritare.net

Kjo është martesa e katërt e Nicolas-it. Aktori u martua me  Patricia Arquette në vitin  1995, por u ndanë në 2001-shin. Më pas në 2002-shin  u martua me Lisa Marie Presley, por u ndanë tre muaj pas celebrimit. Në 2004-ën u martua me Alice Kim, me të cilin ka edhe një djalë Kal-El. Kal-El është fëmija i dytë i Cage pas Weston-it, i lindur në vitin 1990 me të dashurën e aktorit Christina Fulton.dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat