Pasi Rezarta Shkurta e akuzoi publikisht si vrasës fëmijësh, në debatin virtual ka ndërhyrë edhe vetë Shkëlzen Berisha. “Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve! Por merru me djalin tënd, Shkëlzen Berishën, që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe s’bëri asnjë ditë burg”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, çfarë ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Berishës, i cili duket se do ta çojë në gjyq këtë çështje.

  “Pas te akuzuarit per trafik droge (Tahirit), pas mikut te trafikantit te droges (Balles) radhen per te “kenduar” para gjykates do e kete partnerja e trafikantit te droges.”, ka shkruar Shkëlzeni, i cili kohët e fundit çdo sulm personal ndaj ti e padit në Gjykatë.



Një postim i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku sulmon nipin e diktatorit Enver Hoxha, ka shkaktuar reagimin e ashpër të bashkëshortes së tij, këngëtares Rezarta Shkurta.Krahas një foto ku shfaqet Ermal Hoxha i dënuar për trafikim kokaine dhe një kryefamiljar i dënuar për dritat, Berisha shkruan: “Nipi i diktatorit, Ermali narkotrafikant i lirë, Olsi që la Amerikën për Xibrakën fryhet çdo ditë si shushunjë”.

Ka mjaftuar ky postim, që Rezarta t’i dalë në mbrojtje bashkëshortit, duke i kujtuar Berishës që të shikoj djalin e tij, i cili ka vrarë qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe s’bëri asnjë ditë burg.“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve! Por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe s’bëri asnjë ditë burg”, shkruan Rezarta Shkurta dhe e ka shoqëruar postimin edhe  me një “emoji”.


Flash Lajme

Më të lexuarat