Prej kohësh ajo e kishte menduar të merrte këtë hap. Moderatorja e njohur e “Top Channel” ka vendosur të largohet nga ky televizioni për t’i dhënë jetë një projekti të ri që mban firmën e saj.

Albana Osmanin, prezantuesen simpatike, të cilën e kemi parë shpeshherë në drejtimin e formateve të rëndësishme në “Top Channel” e disa herë si opinioniste në “Top Show”, me sa duket nuk do e shohim më në ekran, pas vendimit që ajo ka ndërmarrë për t’ju përkushtuar totalisht një sipërmarrjeje të re.



Nuk është organizata jofitimprurëse “You are a sunflower”, të cilën Albana vijon ta ketë një nga angazhimet parësore profesionale të saj, e cila po njeh zgjerim në të gjitha trojet shqipfolëse, në Shqipëri, Kosovë, etj. Këtë herë bëhet fjalë për radion, një nga dashuritë e para të Albana Osmanit. Sipas burimeve të një media ‘online’, ajo ka vendosur të krijojë një radio të re, dhe do të njihet si “O1Radio”. Të shohim ç’gjë të bukur do të sjellë ky projekt i ri i Albanës.


Flash Lajme

Më të lexuarat