Në puntatën e fundit, prezantuesja dhe aktorja, Rudina Dembacaj ka vënë në siklet këngëtarin Landi Hysi, në emisionin “Mos i fol shoferit”. Sapo këngëtari ka hyrë në studio, ajo i është drejtuar duke i thënë se duhet të zhvishet.

Rudina i ka thënë: “Zhvishu tani”. Më pas këngëtari i habitur ka thënë: “Si të zhvishem?”.



Më tej ajo ka thënë: “Zhvishu direkt, se s’kam nerva unë. Jo po kështu, jo po hajde të mendohemi njëherë”. Landi më pas e ka pyetur nëse ishin në prova apo në transmetim. Rudina ka thënë se është me regjistrim, por kështu do të jepet. Më pas ajo e ka detyruar këngëtarin të heqë këmishën dhe është shprehur: “Po hë pra hë! Ej, të rrijë i mbuluar ky trup, a është gjynah”? Dihet se e gjitha ishte në kuadrin e një shakaje, duke qenë se këngëtari është cilësuar si një ndër meshkujt më të palestruar.


Flash Lajme

Më të lexuarat