Performanca e Jonida Maliqit në natën e dytë gjysmë finale të Eurovizion bëri krenarë gjithë shqiptarët. Jonida me  këngën “Ktheju tokës” ia doli që ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e Eurovison.

Jonida këndoi në shqip, këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve.

Por Jonida nuk shkëlqeu vetëm me zërin mahnitës, por edhe me veshjen e stiluar nga kostumografi Ardi Asllani. Veshja e Jonidës kishte elementë metalikë, por nuk mungojnë as elementët të aksesorëve ilire.

E veshur si një mbretëreshë ilire, Jonida arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorike shqiptare.

Performanca e së enjtes mbrëma u pëlqye jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shtete të tjera. Madje edhe vetë faqja zyrtare e Eurovizion e cilësoi zërin e Jonidës, të mahnitshëm dhe të gjithë komentuan fuqinë dhe potencialin vokal yllit shqiptar.dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat