Performanca e Jonida Maliqit në natën e dytë gjysmë finale të Eurovizion bëri krenarë gjithë shqiptarët. Jonida me  këngën “Ktheju tokës” ia doli që ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e Eurovison.

Jonida këndoi në shqip, këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve.

Këngëtarja nuk shkëlqeu vetëm me zërin mahnitës, por edhe me veshjen e stiluar nga artisti, Ardi Asllani. Veshja e Jonidës kishte elemente metalike, por nuk mungojnë as ato të aksesoreve ilire.

E veshur si një mbretëreshë ilire, Jonida arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës.

Performanca e së enjtes mbrëma u pëlqye jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shtete të tjera. Madje edhe vetë faqja zyrtare e Eurovizion e cilësoi zërin e Jonidës, të mahnitshëm dhe të gjithë komentuan fuqinë dhe potencialin vokal të yllit shqiptar.dardania.com