Elvana Gjata njihet si një nga artistet që ka një shije të hollë në stilin e saj. Gjithnjë me shije këngëtarja ka treguar se është dhe një ikonë mode. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në Kanë, ku shkëlqeu me veshjen e saj.

Por duket se pas parakalimit në tapetin e kuq, Elvana nuk ia ka përtuar shumë veshjes luksoze dhe e ka “shkatërruar”.



Këngëtarja është futur në ujë së bashku me këpucët Jimmy Choo të cilat kushtojnë deri në 700$ dhe fustanin e saj që është një krijim posaçërisht për të. “Ju duhet një eksperte për të shkatërruar këpucët tuaja, Jimmy Choo dhe fustanin “couture”, më telefononi”, ka shkruar këngëtarja mbi videon e postuar në rrjetet sociale.


Flash Lajme

Më të lexuarat