Një ngjarje e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur sot në Prilep, në një nga lokalet e këtij qyteti, kur futbollisti i Leeds United dhe lojtari i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski është ulur me dy kushërinjtë e tij, në një prej restoranteve të qytetit.

Pasi kanë bërë porosinë, arrijnë prindërit e Alioskit, me të cilët natyrisht janë përshëndetur dhe kanë folur në gjuhën shqipe. “Alsat” raporton se në këtë moment kjo u ka bërë përshtypje punonjësve të restorantit, të cilët kanë urdhëruar futbollistin së bashku me familjen të largohen nga restoranti me pretekstin se ka qenë i rezervuar paraprakisht.

Futbollisti ka kërkuar shpjegime për këtë sjellje, ndërkohë që urdhri i punonjësve ka qenë i qartë, që ata të largoheshin. Ky rast i turpshëm ka treguar se në Maqedoninë e Veriut vijojnë të mos respektojnë shqiptarët, në këtë rast as futbollistin e kombëtares së tyre. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat