Qarabag-u nuk është një kundërshtar i panjohur për futbollin shqiptar. Kampionët e Azerbajxhanit kanë luajtur në Shqipëri dhe në verën e kaluar kur në turin e dytë të Champions League u përballën me Kukësin.

Ish-ekipi i Ansi Agollit arriti të kualifikohej për më tej duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e pastër të vendasve në Azerbajxhan, ndërsa në “Elbasan Arena” u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.

Ata humbën në turin e tretë kundër Bate Borisovit, por kaluan në “Play-off”-in e Europa Leagues dhe eliminuan Sheriff Tiraspolin duke kaluar në grupet e Europa Leagues.

Flash Lajme

Më të lexuarat