Ditën e sotme është hedhur shorti për raundin e dytë të Europa League. Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët e tyre, në rast se arrijnë të kualifikohen në raundin e parë.

Kukësi sërish ka qenë pafat, pasi ka marrë të tjera lajme aspak të mira.

Skuadra verilindore do të ndeshet me Romën në raundin e dytë, në rast se arrin të kualifikohet ndaj Debreçenit. Kundërshtar i frikshëm edhe për Teutën. Skuadra bregdetare do të ndeshet me fituesin e çiftit Gzira (Armeni)-Hajduk Split (Kroaci).

Laçi ka qenë më me fat. Në rast kualifikimi ndaj Hapoel Ber Shevës, kurbinasit do të ndeshen me fituesen e çiftit, Shiroki Brijeg-Kairat Almati.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All