Partizani do të ketë nj mision të vështirë për të kalaur Qarabag-un në turin e parë në Champions League. Nëse të kuqtë bëjnë mrekullinë dhe eliminojnë azerët e Qarabag atëherë në turin e dytë do të ketë përballë një kundërshtar më të lehtë pasi për shkak të koeficientit të lartë të Qarabag.

Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, fituesja e çiftit mes Partizanit dhe kampionëve të Azerbajxhanit do të përballet me fituesen e çiftit Dundalk e Republikës së Irlandës ndaj Rigas së Letonisë.

Rivalë mëse të kalueshëm për Partizanin gjithmonë nëse të kuqtë bëjnë surprizën ndaj Qarabag. Në rast eliminimi nga azerët Partizani do të vazhdojë aventurën europiane në turin e dytë të Europa League, aty ku do të sfidojnë humbësen e çiftit të turit të parë të Championsit mes moldavëve të Sheriff Tiraspol dhe gjeorgjianëve të Saburtalo.

Fotografia e FK Partizani Albania

Flash Lajme

Më të lexuarat