Werder Bremen ka refuzuar ofertën prej 18 milionë eurosh për Milot Rashicën. Lajmi i bujshëm është zbuluar nga gazeta prestigjioze gjermane Bild sipas së cilës, Benfica ka bërë ofertën e parë për të marrë shërbimet e talentit kosovar, por për drejtuesit e Werderit, Rashica vlen shumë më tepër.

22-vjeçari zhvilloi një sezon vërtet fantastik me skuadrën gjermane më i miri për të deri tani në karrierë teksa në total mes Bundesligës, Kupës së Gjermanisë por edhe Nations League dhe kualifikueseve të kampionatit europian me Kosovën arriti të realizonte plot 16 gola, 12 me ekipin gjerman dhe 4 me dardanët.

Werder Bremen shpenzoi 7 milionë euro për ta blerë nga Vitesse 22-vjeçarin nga Vushtria dhe për ta lënë të lirë kërkon 35 milionë euro.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All