Hellas Verona është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Dinamos së Zagrebit, Amir Rrahmani. Futbollisti i Kosovës ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, por u largua pasi nuk bënte pjesë në planet e De Biasit në atë kohë.

Vetë trajneri italian ndërkohë ka komentuar afrimin e Rrahmanit në Seria A, duke harruar të shkuarën.

“Mbrojtës shumë i fortë fizikisht dhe i mirë në lojën në ajër. Nuk është i shpejtë në metrat e para, por në përgjithësi është i mirë. Ka cilësi shumë të mira teknike dhe është shumë i mirë në fazat e sulmit, në situata jo aktive.  Është një djalë shumë i mirë, i gatshëm të shkojë në Itali. Nuk kam ndonjë anekdotë kurioze. Ai është një djalë i cili me të vërtetë dëshiron të mësoj”, deklaroi De Biasi.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All