Liverpool nuk ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere, por pas deklaratës së trajnerit Klopp, i cili kërkoi blerje, vjen dhe reagimi i parë i drejtuesve.

Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Brazilit, Philippe Coutinho.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Jurgen Klopp dëshiron të marrë në skuadër lojtarin e Barcelona-s, i cili vitin e kaluar u largua për në “Camp Nou” për 160 milionë euro.

27-vjeçari nuk ka arritur të japë maksimumin në Spanjë dhe Klopp do të ishte i lumtur që ta rimerrte në skuadër. Në mediat britanike është përfolur edhe për një interesim nga ana e Manchester United dhe Chelsea-t për lojtarin, por vetë Coutinho është kundër rikthimin në Angli te një klub tjetër, për respekt të Liverpool.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All