Matthijs De Ligt është gjithnjë e më pranë Juventusit. Të dyja skuadrat po zhvillojnë negociatat e fundit për të gjetur akordin përfundimtar. Po punohet sidomos për pagën e mbrojtësit.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka kërkuar 12 milionë euro plus bonuse, teksa De Ligt mund të bëhet lojtari i dytë më i paguar te Juventusi pas Cristiano Ronaldos.

Në kontratën e tij mund të përfshihet edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Në këtë mënyrë bardhezinjtë kanë bërë shumë hapa përpara për transferimin e mbrojtësit, teksa për Ajax-in do të shkojnë 65-75 milionë euro. Raiola po përpiqet që të ulë çmimin e transferimit për të rritur sa më shumë pagën vjetore të mbrojtësit. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat