Tifozët e Interit janë shumë entuziastë pas arritjes së Antonio Contes. Klubi zikaltër ka komunikuar sot se janë ezauruar të gjitha abonimet për sezonin 2019-20, duke arritur limitin maksimal të vendosur nga drejtuesit e klubit.

Të gjitha vendet për sfidat në shtëpi janë shitur që nga dita e parë e daljes në shitje.

Tifozët zikaltër në këtë mënyrë kanë treguar mbështetjen e madhe për skuadrën, sikurse u dëshmua edhe gjatë sezonit të kaluar me rreth 60 mijë spektatorë për ndeshje.

Te ndjekësit e Interit entuziazmi u rrit edhe më shumë me emërimin trajner të Antonio Contes dhe tratativave të shumta në merkato për të afruar lojtarë cilësorë.

Flash Lajme

Më të lexuarat