Brazil-Argjentinë është gjysmëfinalja e parë e këtij edicioni në Kupën e Amerikës. Albicelestët kanë arritur që të fitojnë sonte në mbrmëje 2-0 ndaj Venezuelës, një ndeshje ku nuk hasën shumë probleme.

Sfida nisi me gol që në minutën e 10-të, Aguero tenton me një goditje në hyrje të zonës. Lautaro Martinez është në vendin dhe në kohën e duhur, teksa me një finte të bukur shënon golin e avantazhit. Venezuela kërkon golin e barazimit, por e ka të vështirë ndërtimin e aksioneve sulmuese.

Në momentin e tyre më të mirë, Argjentina realizoi edhe golin e dytë në minutën e 74-t. Aguero godet në hyrjë të zonës, topi ndalet nga portieri dhe më pas shoqërohet me lehtësi në rrjetë nga Lo Celso, i cili ishte në vendin e duhur. Një tjetër ndeshje shumë e dobët ndërkohë për Messin, i cili vijon të jetë një hije në fushë. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat