Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2019-2020, duke bërë lëvizjet e para në merkato. Për t’u paraqitur sa më mirë në Kategorinë Superiore, ekipi shkodran është vënë në kërkim të lojtarëve për të përballuar me sukses sezonin e ri në elitën e futbollit shqiptar.

Gjatë ditës së fundit ekipit ka nënshkruar kontrata me dy lojtarë të rinj që janë mesfushori Herald Marku dhe qendërmbrojtësin Dajan Shehi. Gjithashtu, mësohet se trajneri Agim Canaj do të vijojë të jetë në krye të Vllaznisë këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Fotografia e KF Vllaznia - Faqja Zyrtare

Fotografia e KF Vllaznia - Faqja Zyrtare

Flash Lajme

Më të lexuarat