Interi është në kërkim të përforcimit të repartit të sulmit, teksa objektivi kryesor vijon të mbetet Romelu Lukaku i Manchester United. Administratori i deleguar i zikaltërve, Beppe Marotta, u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me transferimin e bomberit belg.

“Opimist? Po. Jam optimist për të gjithë ekipin. Falënderoj Luganon që që na ka mirëpritur shumë mirë. Shpresoj që bashkëpunimi mes nesh të vazhdojë edhe në të ardhmen. Komplimente pasi janë kualifikuar për herë të dytë radhazi në grupet e Europa League”, deklaroi Marotta.

Interi do të luajë nesër miqësoren e parë për këtë sezon ndaj Luganos, që do të jetë njëkohësisht edhe testi i parë për Conten në krye të zikaltërve. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All