Agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian i druhet një tradhtie të Barcelonës gjatë kësaj vere. Në një deklaratë të dhënë së fundmi ai është shprehur se blaugranët i kanë premtuar se braziliani bën pjesë në planet e tyre, por lëvizjet për transferimin e Neymar të bëjnë të kuptosh për ndonjë prapaskenë tjetër.

“Jam takuar me të ditën e mërkurë dhe më konfirmoi se Coutinho nuk është në shitje. Më thanë se kurrë nuk e kanë përmendur emrin e tij në ndonjë transferim dhe as nuk e kanë përfshirë si “kartë shkëmbimi” për ndonjë blerje tjetër.

Ne kemi heshtur në këtë periudhë, por nuk do të lëjojmë që Barcelona të gënjejë për lojtarin. Ata duhet të tregojnë të vërtetën!

PSG është një klub i madh, por ata kurrë nuk na kanë kontaktuar. As ne nuk kemi patur kurrë ndonjë bisedë me ta. Nëse Barcelona do të vendosë në të ardhmen të përfshijë Philippe në këtë transferim, atëherë do të ulemi e bisedojmë, për të gjetur më të mirën e mundshme për lojtarin”, deklaroi agjenti.

Flash Lajme

Më të lexuarat