Vazhdojnë të shtohen zërat për një largim të mundshëm të Neymar nga skuadra e PSG pas vendimit të fundit të trajnerit të francezëve, Thomas Tuchel. Sulmuesi brazilian nuk është përfshirë në 23 futbollistët që do të jene të gatshëm nesër për miqësoren ndaj Nürnberg-ut.

Pas fitores së thellë 6-1 ndaj Dinamo Dresden, skuadra francez do të sfidojë bavarezët në “Max-Morlock-Stadion”  pa një nga yjet kryesor, i cili është lënë jashtë edhe për shkak të gjendjes së tij fizike, e cila nuk është më e mira.

Neymar ka kërkuar rikthimin te Barcelona, por PSG i ka vendosur kushtin që blaugranë të paguajnë 300 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat