Në garën mes Napolit dhe Juventusit për të siguruar shërbimet e Mauro Icardit ndërhyn edhe Roma.

Presidenti i Interit, Steven Zhang, e ka bërë të qartë se e ardhmja e argjentinasit nuk do të jetë zikaltër, të paktën në fushë.

Për këtë arsye po kërkohet një destinacion për futbollistin, që mund t’i kënaqë të gjithë.

E ndërsa bardhezinjtë dhe të kaltrit po presin momentin e duhur për argjentinasin, nga kryeqyteti italian kanë ndërmend të nisin seriozisht bisedimet.

Drejtuesit e Romës kanë përgatitur një ofertë konkrete, ku do të përfshinin edhe kartonin e Edin Dzekos, që bashkë me Lukakun mbetet një nga objektivat kryesore të Contes për majën e sulmit.

Roma do të ofronte 30 milionë euro plus kartonin e Dzekos, për një shifër totale që është rreth 50 milionë euro, pasi boshnjaku nuk vlerësohet më shumë se 20 milionë.

Icardit verdhekuqtë do t’i ofronin kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon.

Maurito preferon Juventusin, por duke parë se Higuain nuk dëshiron të largohet nga bardhezinjtë, atëherë propozimi i Romës mund të merret në konsideratë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All