Kur duhen edhe rreth dy javë nga mbyllja e merkatos në Premier League, presioni në merakton e futbollit është shtuar ndjeshëm.

Lajmi më i fundit që raportohet nga burime të ndryshme është se sulmuesi i Lille, Nicolas Pepe ka arritur një marrëveshje me Arsenalin.

Klubet kanë rëndë dakord për një shifër 72 milion euro që do ta transferonte në Emirates Stadium talentin francez që pati një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar. Topcinjtë zyrtarizuan gjithashtu gjatë javës huazimin e mesfushorit Dani Ceballos nga Reali i Madridit.

Një emër tjetër që mesa duke do të qarkullojë deri në orët e fundit është ai i sulmuesit të Machester United, Romelu Lukaku. Deri tani ai mesa dukej ishte shumë afër transferimit te Inter por ditët e fundit është folur për një interesim nga Juventusi duke përfshirë edhe futbollistin Dybala në këtë operacion, siç raporton gazetari i SkySport Gianluca Di Marzio. Argjentinasi ka deklaruar se kërkon të qëndrojë tek Juventus edhe këtë sezon që në krye të pankinës është Sarri. Megjithatë emri i tij është përfolur në tratativa të Zonjës së Vjetër me Tottenham dhe PSG.

“Të padëshiruarit” e ekipeve deri tani janë Icardi dhe Bale. Argjentinasi mesa duket nuk është një objektiv i Juventusit, ku u përfol se do të kalonte. Orët e fundit La Republica ka shkruar se Roma po përgatit një ofertë që përfshin kartonin e Dzeko + 30 milionë euro për shëbimet e Icardit. Një emër tjetër që pritet të largohet nga Inter është edhe Naingolan.

Bale nga ana tjetër mesa duket këtë verë do të lërë Madridin. Jiangsu Suning i ka ofruar një kontratë faranike uellsianit prej 1 milion eurosh në javë por ende asgjë nuk është bërë konkrete.

Madrilenët janë në kërkim të një mesfushori dhe emri më i pëlqyer është ai i Pogba. Nëqoftëse United arrin të transferojë Milinkovic-Savic nga Lazio dhe Bruno Fernandes nga Sportingu i Lisbonës atëherë francezi mund të lëtë Old Trafford. Gjithsesi lufta për të do të jetë e fortë duke qenë se konkurrent është edhe ish ekipi i Juventusit.

Flash Lajme

Më të lexuarat