Padyshim që kalimi i mesfushorit ganez, Kevin Princ Boateng te Barcelona gjatë kësaj merkatoje janari ishte një dështim.

Ai nuk luajti thuajse fare me fanellën  e katalanasve dhe tashmë është larguar zyrtarisht duke nisur një aventurë të re.

Kevin do të rikthehet sërish në Itali, por këtë herë jo te Sasuolo, por te Fiorentina.

Sasuolo dhe Fiorentina kanë gjetur mes tyre marrëveshjen dheklubi vjollcë do të paguajë një milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Milanit.

Boateng do të firmosë një kontratë dy-vjeçare dhe menjëherë do nisë stërvitjen.

Kështu, pas aventurës në Barcelonë, Boateng do të rikthehet sërish në Serie A dhe këtë herë në një skuadër edhe më cilësore.

Flash Lajme

Më të lexuarat